RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti egjiptian: Po bëhen “përpjekje të qëllimshme” për të rishkruar hartën e Lindjes së Mesme

presidenti-egjiptian:-po-behen-“perpjekje-te-qellimshme”-per-te-rishkruar-harten-e-lindjes-se-mesme

Presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah al-Sisi, ka paralajmëruar se po bëhen “përpjekje të qëllimshme” për të rishkruar hartën e Lindjes së Mesme, transmeton Anadolu.

“Lindja e Mesme po kalon rrethana kritike, mes përpjekjeve të qëllimshme për të rishkruar hartën e saj”, tha Sisi në një fjalim të transmetuar në televizion me rastin e 44-vjetorit të çlirimit të Sinait nga pushtimi izraelit.

Ai bëri thirrje për zbatimin e plotë të fazës së dytë të marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, e arritur tetorin e kaluar, duke përfshirë hyrjen e pandërprerë të ndihmës humanitare dhe nisjen e menjëhershme të rindërtimit të enklavës.

Gaza u shkatërrua në luftën dyvjeçare që ai e cilësoi si “gjenocid”. Faza e parë e armëpushimit përfshinte shkëmbimin e pengjeve izraelite me të burgosur palestinezë.

Presidenti egjiptian gjithashtu shprehu refuzimin kategorik të Egjiptit ndaj çdo përpjekjeje për zhvendosjen e palestinezëve.

Related posts

Ministrat arabë dhe islamikë i bëjnë thirrje Iranit të ndalë sulmet, paralajmërojnë për pasojat në marrëdhënie

Kushtrim Guraj

Hakan Fidan: Perëndimi të distancohet nga krimet e luftës izraelite

admin

Franca hap hetim paraprak ndaj ish-ministrit të Kulturës dhe vajzës së tij për lidhje të dyshuara me Epsteinin

Hevzi