RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti egjiptian Sisi diskuton me Macron përpjekjet për ar’mëpushim në Ga’za

presidenti-egjiptian-sisi-diskuton-me-macron-perpjekjet-per-ar’mepushim-ne-ga’za

Presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah al-Sisi, diskutoi me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, përpjekjet për armëpushim në Rripin e Gazas, transmeton Anadolu.

Sipas një deklarate me shkrim nga presidenca egjiptiane bëhet e ditur se Sisi zhvilloi një bisedë telefonike me Macron.

Në bisedën e tij Sisi shpjegoi kontaktet që Egjipti ka zhvilluar me të gjitha palët për uljen e tensionit në rajon si dhe tërhoqi vëmendjen në përpjekjet e tyre për të parandaluar konflikte të reja që do ta tërheqin rajonin në një luftë gjithëpërfshirëse dhe të cilat nuk kanë rezultate të sigurta.

Sisi bëri të ditur se në këtë kontekst vazhdojnë në mënyrë intensive përpjekjet për sigurimin e një marrëveshjeje për armëpushim në Gaza dhe se lufta që vazhdon në Gaza është arsyeja kryesore e tensionit aktual në rajon.

Presidentët Sisi dhe Macron ranë dakord për të vazhduar përpjekjet e koordinuara për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit.

Edhe në një deklaratë tjetër të bërë nga presidenca e Egjiptit, bëhet e ditur se Sisi zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin britanik, Keir Starmer.

Në bisedë u diskutuan mundësitë për të avancuar marrëdhëniet dypalëshe dhe vëllimin tregtar reciprok mes dy vendeve, njoftohet në deklaratën në të cilën informohet se u diskutuan gjithashtu edhe përpjekjet e Egjiptit për armëpushimin në Gaza.

Related posts

Putin takohet me Xi Jiping në Uzbekistan, mesazhi për Perëndimin

admin

Vrasja në Prizren dyshohet se ndodhi për shkak të një fature

admin

Tragjedi në Mesdhe/ 8 refugjatë humbin jetën nga përmbytja e anijes, mes tyre një foshnje

admin