RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti egjiptian Sisi nesër për vizitë zyrtare në Turqi

presidenti-egjiptian-sisi-neser-per-vizite-zyrtare-ne-turqi

Presidenti egjiptian Abdel Fattah el-Sisi do të zhvillojë vizitë zyrtare në Turqi të mërkurën për të bashkëkryesuar takimin e parë të Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik të Nivelit të Lartë, tha në një deklaratë Drejtoria e Komunikimeve e Presidencës turke, transmeton Anadolu.

Sisi do të vizitojë Turqinë me ftesë të presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan.

“Si pjesë e vizitës, presidenti Erdoğan dhe presidenti el-Sisi i Egjiptit do të bashkëkryesojnë takimin e parë të Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik të Nivelit të Lartë, i cili u ristrukturua në përputhje me Deklaratën e Përbashkët të nënshkruar gjatë vizitës së presidentit Erdoğan në Kajro më 14 shkurt 2024”, tha Zyra e Komunikimeve.

Gjatë takimit do të shqyrtohen të gjitha aspektet e marrëdhënieve Turqi-Egjipt dhe do të trajtohen hapat e mundshëm që synojnë thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh.

Krahas marrëdhënieve dypalëshe, gjatë bisedimeve do të shkëmbehen edhe pikëpamjet për çështjet rajonale dhe globale, veçanërisht sulmet izraelite në Gaza dhe territoret e pushtuara palestineze. Gjithashtu do të nënshkruhen marrëveshje të ndryshme dypalëshe.

Related posts

“Google” bie nga froni? Ja cilët janë tre motorët më të shpejtë të kërkimit

admin

SHBA dhe Ukraina diskutojnë për hapat drejt “paqes së qëndrueshme” ndërsa lufta afrohet në vitin e katërt

Muhamet Ramadani

Ankesa e PDK-së, Gjykata Kushtetuese shfuqizon disa ligje të miratuara nga Kuvendi natën e 5 dhjetorit 2024

admin