RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti Erdogan: ​​19 trupa të nxjerrë nga vendi i rrëzimit të avionit ushtarak turk

presidenti-erdogan:-​​19-trupa-te-nxjerre-nga-vendi-i-rrezimit-te-avionit-ushtarak-turk

Trupat e 19 pjesëtarëve të ushtrisë janë tërhequr nga vendi i rrëzimit të avionit ushtarak transportues turk, përgjatë kufirit Gjeorgji–Azerbajxhan, ndërsa vazhdojnë kërkimet për viktimën e mbetur, tha presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, raporton Anadolu.

Duke folur të mërkurën në një takim me kryetarët provincialë të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK) në kryeqytetin Ankara, Erdogan tha se kutia e zezë e avionit është gjetur dhe hetimet kanë filluar.

“Puna në vendin e rrëzimit po ndiqet nga afër dhe të gjitha hetimet e nevojshme do të kryhen me kujdes për të sqaruar çdo aspekt të incidentit”, shtoi ai.

Erdogan theksoi se përditësimet e rregullta për publikun në lidhje me rrëzimin e avionit do të vazhdojnë nëpërmjet Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare dhe Drejtorisë së Komunikimeve të Turqisë.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm ndaj dezinformatave për rrëzimin dhe të mos u japin hapësirë atyre “që zhyten në politikë të pistë”.

Një avion transportues ushtarak turk C-130, me 20 pjesëtarë të ushtrisë në bord, u rrëzua të martën pasi ishte nisur nga Azerbajxhani drejt Turqisë.

Related posts

Ambasadori rus: Moska po ndërmerr hapat e nevojshëm për zgjidhjen e konfliktit në Lindjen e Mesme

Irfan Jahiu

Palestinezët në grevë urie zotohen se do të vazhdojnë betejën për liri

admin

Kalimi nga Putin në Trump: Çfarë po bën lideri i Hungarisë?

admin