RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti Erdoğan diskuton me kryeministrin holandez Rutte marrëdhëniet midis dy vendeve

presidenti-erdogan-diskuton-me-kryeministrin-holandez-rutte-marredheniet-midis-dy-vendeve

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin e Holandës, Mark Rutte, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate nga Drejtoria e Komunikimeve e Presidencës, thuhet se në bisedë u diskutuan marrëdhëniet Turqi-Holandë dhe çështjet rajonale.

Në bisedë, presidenti Erdoğan shprehu kënaqësinë që marrëdhëniet e dy vendeve kanë marrë vrull falë dialogut të ngritur.

Duke vënë theksin se situata aktuale e marrëdhënieve Turqi-Bashkim Evropian nuk është në dobi të të dyja palëve, Erdoğan deklaroi se mosdorëzimi i interesave të Bashkimit Evropian ndaj objektivave mendjengushtë dhe vicioze të një ose dy vendeve anëtare, do të hapë rrugën drejt një qasjeje ku të duja palët do të jenë fituese.

Presidenti Erdoğan vuri theksin se vazhdon komunikimin e tij diplomatik që zhvillon në nivelin më të lartë me Rusinë dhe Ukrainën.

Related posts

Hamasi: Masakrat e Izraelit në Gaza janë një përpjekje për të rinisur gjenocidin

admin

Anija e parë e ngarkuar me grurin ukrainas mbërrin në hyrjen e ngushticës së Stambollit në Detin e Zi – VIDEO

admin

Ga’za, trupat e 6 pe’ngjeve transferohen në Iz’rael

Muhamet Ramadani