RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti Erdoğan do të marrë pjesë në samitin e G20-ëshit në Indi këtë javë

presidenti-erdogan-do-te-marre-pjese-ne-samitin-e-g20-eshit-ne-indi-kete-jave

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan do të vizitojë Indinë më 8-10 shtator për të marrë pjesë në samitin e liderëve të Grupit 20 (G20) në kryeqytetin New Delhi, raporton Anadolu.

India si kryesuese e radhës do të jetë mikpritëse e samitit dyditor, i cili do të fillojë të shtunën me temën “Një tokë, një familje, një e ardhme”. Gjatë samitit, liderët e G20-ëshit do të shkëmbejnë pikëpamjet në tri sesione.

Erdoğan pritet të zhvillojë gjithashtu bisedime dypalëshe me krerë të ndryshëm shtetesh dhe qeverish në margjinat e samitit.

Në thelbin e tij, G20 është një forum ndërqeveritar i lidhur kryesisht me çështjet ekonomike, i përbërë nga 20 ekonomitë më të mëdha të botës – 19 vende dhe BE-ja. Ai luan rol të rëndësishëm në formësimin dhe forcimin e arkitekturës dhe qeverisjes globale për të gjitha çështjet kryesore ekonomike ndërkombëtare.

Shtetet anëtare janë Argjentina, Australia, Brazili, Kanadaja, Kina, Franca, Gjermania, India, Indonezia, Italia, Japonia, Koreja e Jugut, Meksika, Rusia, Arabia Saudite, Afrika e Jugut, Turqia, Britania dhe SHBA-ja.

Presidenti i radhës është përgjegjës për sjelljen e agjendës së G20-ëshit në konsultim me anëtarët e tjerë dhe në përgjigje të zhvillimeve në ekonominë globale.

India mban presidencën e G20-ëshit nga 1 dhjetori 2022 deri më 30 nëntor 2023.

Brazili do të marrë presidencën në vitin 2024 dhe Afrika e Jugut në 2025.

Related posts

Emisari heq dilemën: Për Gjermaninë vizat më nuk janë çështje

admin

Frontex: Emigrantët përdorin kryesisht Ballkanin për t’u futur në BE

rezart morina

Sulmi i Izraelit ndaj ambasadës, komandanti i lartë ushtarak i Iranit premton hakmarrje

admin