RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti Erdogan: ​​Lufta kundër grupit terrorist ISIS po bëhet gjithnjë e më e fortë

presidenti-erdogan:-​​lufta-kunder-grupit-terrorist-isis-po-behet-gjithnje-e-me-e-forte

Lufta kundër grupit terrorist ISIS (DEASH) po bëhet gjithnjë e më e fortë dhe më e vendosur, ndërsa rrënjët e të gjitha formave të terrorizmit në rajon po çrrënjosen, deklaroi të shtunën presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, raporton Anadolu.

“Pasi të eliminohet plotësisht kërcënimi i terrorizmit separatist në Sirinë veriore, jo vetëm populli sirian, por i gjithë rajoni do të marrë frymë më lehtë”, tha Erdogan gjatë një ceremonie dorëzimi çelësash për banesa të reja të ndërtuara në provincën Aydin të Turqisë.

Ai theksoi se një Siri e bashkuar, e sigurt dhe stabile do t’u shërbejë të gjitha komuniteteve të saj.

“Fituesit e një Sirie të bashkuar, të tërë dhe të sigurt do të jenë arabët, turkmenët, kurdët, alevitët, druzët, të krishterët dhe të gjithë qytetarët e tjerë sirianë”, shtoi ai.

Duke folur për politikën globale, Erdogan tha se debatet në Forumin Ekonomik Botëror të mbajtur këtë javë në Davos tregojnë se kritikat e hershme të Turqisë ndaj sistemit global po gjejnë gjithnjë e më shumë jehonë në botën perëndimore.

Related posts

Arrestohen dy policë në Tiranë, kryenin grabitje me dhunë në zonën e Liqenit Artificial

admin

Kalifornia e tronditur nga sulmet e njëpasnjëshme me armë

admin

Të paktën 90 të vdekur dhe 12 të zhdukur pas përmbytjeve në Vietnamin qendror

RTI