RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti Erdogan mori pjesë në ceremoninë zyrtare të pritjes së Samitit të Liderëve të G20-ës

presidenti-erdogan-mori-pjese-ne-ceremonine-zyrtare-te-pritjes-se-samitit-te-lidereve-te-g20-es

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, mori pjesë në ceremoninë zyrtare të pritjes së Samitit të Liderëve të G20-ës, i cili po mbahet në qytetin Johanesburg të Afrikës së Jugut, transmeton Anadolu.

Presidenti Erdogan mbërriti në “Johannesburg Expo Center”, ku u mirëprit nga presidenti i Afrikës së Jugut dhe njëkohësisht mikpritësi i G20-ës, Cyril Ramaphosa. Të dy liderët u përshëndetën me shtrëngim duarsh dhe pozuan për fotografinë zyrtare.

Presidentin Erdogan në Samitin e G20 e shoqërojnë ministri i Jashtëm Hakan Fidan, ministri i Thesarit dhe Financave Mehmet Simsek, kreu i Komunikimeve i Presidencës Burhanettin Duran, shefi i kabinetit presidencial Hasan Dogan, këshilltari kryesor i presidentit për politikën e jashtme dhe sigurinë Akif Çagatay Kilic, si dhe nënkryetari dhe zëdhënësi i Partisë AK, Omer Çelik.

Related posts

Tetë pretendues për kadetë përjashtohen pasi dolën pozitivë në testet për droga

Muhamet Ramadani

Sulmet në Banjskë dhe ndaj ushtarëve të KFOR-it, Rutte: NATO-ja pret nga Beogradi përcaktimin e përgjegjësisë

admin

Kush është Kaja Kallas, gruaja që mund të zëvendësojë Borrellin?

Muhamet Ramadani