RTV AHIRETI
LajmeLajmetRajon dhe Botë

Presidenti Erdoğan niset drejt Italisë për Samitin e G7-tës

presidenti-erdogan-niset-drejt-italise-per-samitin-e-g7-tes

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan sot u nis drejt Italisë për të marrë pjesë në Samitin e Liderëve të G7-tës, raporton Anadolu.

Ambasadorja turke në Madrid Nüket Kücükel Ezberci dhe zyrtarë të tjerë e përcollën presidentin Erdoğan në aeroportin ushtarak në Torrejon de Ardoz të Madridit.

Erdoğan shoqërohet nga zonja e parë Emine Erdoğan, Shefi i Politikës së Jashtme dhe Këshilltari i Sigurisë i Presidentit, Ambasadori Akif Çağatay Kılıç dhe zëvendësshefi i Zyrës së Komunikimeve Çağatay Özdemir.

Erdoğan do të marrë pjesë në Sesionin e Nivelit të Lartë “Afrika dhe Mesdheu/Inteligjenca Artificiale dhe Energjia” në Samitin e Liderëve të G7-tës në Itali.

Ai do të zhvillojë gjithashtu një sërë takimesh dypalëshe dhe do të marrë pjesë në ngjarje kulturore dhe një darkë joformale.

Related posts

Bregu Perëndimor, plagosen 5 palestinezë në sulmet e kolonëve hebrenj

admin

Arrestohet presidenti i Perusë Pedro Castillo pas përpjekjes për ta shpërndarë Kongresin

admin

Dhunimet seksuale në Kosovë, për shtatë muaj në Policinë e Kosovës janë raportuar 41 raste

admin