RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti Erdogan pret me ceremoni zyrtare kryeministrin e Malajzisë, Anwar Ibrahim

presidenti-erdogan-pret-me-ceremoni-zyrtare-kryeministrin-e-malajzise,-anwar-ibrahim

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, priti me një ceremoni zyrtare kryeministrin e Malajzisë, Anwar Ibrahim, i cili po zhvillon një vizitë në Turqi, raporton Anadolu.

Automjeti zyrtar i kryeministrit Anwar u prit në bulevardin përpara kompleksit presidencial në Ankara nga kalorësit të cilët e shoqëruan automjetin deri në derën e protokollit.

Presidenti Erdogan e priti Anwarin në derën e hyrjes kryesore të kompleksit presidencial dhe më pas himnet kombëtare të të dy vendeve u intonuan.

Në ceremoni ishin vendosur flamuj dhe ushtarë që përfaqësojnë themelimin e 16 shteteve turke të formuara në histori, ndërsa u kryen 21 të shtëna me top.

Anwar përshëndeti trupën ceremoniale me shprehjen “Merhaba asker” (Përshëndetje ushtar).

– Erdogan dhe Anwar do të marrin pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjeve

Presidenti Erdogan dhe Anwar do të marrin pjesë në Takimin e Parë të Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik të Nivelit të Lartë Turqi-Malajzi dhe në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjeve dhe më pas do të mbajnë në një konferencë të përbashkët për shtyp.

Pas takimit, Erdogan dhe Anwar do të marrin pjesë në Ceremoninë e Çmimeve dhe Programin e Darkës Zyrtare.

Në ceremoni morën pjesë edhe ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, ministri i Thesarit dhe Financave, Mehmet Simsek, ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Yasar Guler, ministri i Industrisë dhe Teknologjisë, Mehmet Fatih Kacır, kreu i Organizatës Kombëtare të Inteligjencës, İbrahim Kalın, kreu i Këshillit të Arsimit të Lartë, Prof. Dr. Erol Ozvar, drejtori i Komunikimeve të Presidencës së Turqisë, Burhanettin Duran, kreu i Drejtorisë për Industrisë e Mbrojtjes të Presidencës, Haluk Gorgun dhe guvernatori i Ankarasë, Vasip Sahin.

Related posts

Lavrov: Rusia ende e gatshme për samitin në Budapest

Muhamet Ramadani

Zyrtari izraelit kryen nevojën në vendin ku u vranë 5 palestinezë

Muhamet Ramadani

Tragjedia në Cras-Montana: emër për emër, viktimat më të reja që vdekja i morri me flakë

RTI