RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti Erdoğan pritet me ceremoni zyrtare në Hungari

presidenti-erdogan-pritet-me-ceremoni-zyrtare-ne-hungari

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, u prit me ceremoni zyrtare nga presidentja hungareze, Katalin Novak, në kryeqytetin e Hungarisë ku ka mbërritur për të zhvilluar takime zyrtare.

Presidenti Erdoğan u prit në “Sheshin e Heronjve”, ku pas intonimit të dy himneve kombëtare, ai përshëndeti gardën ceremoniale në gjuhën hungareze.

Në kuadër të ceremonisë, Erdoğan vendosi kurorë me lule në Monumentin e Ushtarit të Panjohur dhe më pas dy liderët ndoqën paradën ushtarake dhe i prezantuan njëri-tjetrit delegacionet e tyre.

Në ceremoni të pranishëm ishin edhe ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale Mahinur Özdemir Göktaş, ministri i Punëve të Jashtme Hakan Fidan, ministri i Brendshëm Ali Yerlikaya, ministri i Kulturës dhe i Turizmit Mehmet Nuri Ersoy, ministri Kombëtar Mbrojtjes Yaşar Güler, drejtori i komunikimeve të Presidencës Fahrettin Altun, kryekëshilltari i presidentit, ambasadori Akif Çağatay Kılıç dhe ambasadorja e Turqisë në Budapest, Gülşen Karanis Ekşioğlu.

Pas ceremonisë, Erdoğan kaloi në rezidencën Sandor për të zhvilluar takim me homologen e tij hungareze.

Related posts

Ushtria izraelite arreston dy sirianë në një bastisje të re në Quneitra

Hevzi

Tre persona arrestohen për kontrabandë me migrantë në dy raste të ndara

RTI

Meloni kundërshton marrëveshjen për postet kryesore të BE-së: Gabim që vendimet të imponohen nga një shumicë e brishtë

admin