Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan bisedoi në telefon me djalin e dijetarit musliman Abdul Rahman Jusuf dhe përcolli ngushëllimet e tij për vdekjen e ish-presidentit të Unionit Botëror të Dijetarëve Muslimanë, Jusuf al-Karadavi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas deklaratës së Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës, Erdoğan në një bisedë telefonike me Abdul Rahman Jusuf, i ka shprehur ngushëllimet e tij për Al-Karadavin dhe familjes së tij.
Duke deklaruar se i ndjeri Jusuf al-Karadavi gjatë gjithë jetës së tij tregoi shembullin më të mirë se si duhet të jetohet si musliman dhe se ai nuk bëri kompromis me besimin e tij, presidenti Erdoğan tha: “Zoti im e bekoftë me xhenet dhe e mëshiroftë me mëshirën e tij”.
Abdul Rahman Jusuf falënderoi presidentin Erdoğan dhe njoftoi se javën e ardhshme do të organizojnë një program ngushëllimi në Stamboll.