RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti Erdogan shpreh solidaritet me palestinezët për ruajtjen e frymës së rezistencës

presidenti-erdogan-shpreh-solidaritet-me-palestinezet-per-ruajtjen-e-frymes-se-rezistences

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka shtrirë dorën e solidaritet “me të gjithë popullin palestinez që ruan frymën e rezistencës”, pavarësisht rrethanave të vështira me të cilat vazhdojnë të përballen, raporton Anadolu.

Duke folur në një ceremoni të ndarjes së çmimeve në Stamboll, Erdogan tha se Turqia ka ofruar të dërgojë kontejnerë me ndihma humanitare në Gaza, përfshirë edhe përmes mekanizmave të OKB-së, por se kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, i ka hedhur poshtë dhe i ka refuzuar këto iniciativa.

Që nga tetori i vitit 2023, ushtria izraelite në ofensivën brutale në Rripin e Gazës ka vrarë më shumë se 71 mijë persona, shumica prej tyre gra dhe fëmijë, si dhe ka plagosur rreth 171 mijë të tjerë.

Pavarësisht armëpushimit që nisi më 10 tetor të vitit të kaluar në Gaza, ushtria izraelite ka vazhduar sulmet, vetëm që atëherë duke vrarë të paktën 424 palestinezë dhe duke plagosur rreth 1.190 të tjerë.

Related posts

Rama në Bordin e Paqes i kërkon Trumpit ndërhyrje për Specialen: Le të bëjmë diçka që e keqja të mos përsëritet

Kushtrim Guraj

Izraeli e njeh si shtet të pavarur rajonin e shkëputur të Somalisë, Somaliland

Muhamet Ramadani

OKB: Izraeli refuzon 23 kërkesa për ndihmë në Gaza duke lënë miliona mjete strehimi të bllokuara

Muhamet Ramadani