RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti Erdoğan takohet me kryeministrin grek në New York

presidenti-erdogan-takohet-me-kryeministrin-grek-ne-new-york

Presidenti turk Rrecep Tayyip Erdoğan priti sot në New York kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis në Shtëpinë Turke (Turkevi), raporton Anadolu.

Erdoğan, i cili ndodhet në New York për të marrë pjesë në sesionin e 78-të të Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, mbajti takimin me dyer të mbyllura me Mitsotakisin si pjesë e angazhimeve të tij dypalëshe në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme.

Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan u takua të martën me homologun e tij grek, George Gerapetritis, për të diskutuar takimin midis krerëve të dy vendeve.

Turqia dhe Greqia, dy vende fqinje, kanë pasur një histori marrëdhëniesh të tensionuara për dekada, me konteste të vazhdueshme pavarësisht përmirësimeve të vërejtura në vitin 2021.

Turqia, anëtare e NATO-s për më shumë se 70 vjet, ka shprehur kundërshtimet e saj ndaj veprimeve të Greqisë në rajon në vitet e fundit, duke përfshirë armatimin e ishujve pranë brigjeve turke, të cilët janë çmilitarizuar sipas detyrimeve ndërkombëtare. Ankaraja ka argumentuar se veprimet e tilla minojnë përpjekjet e saj të sinqerta për të shtyrë përpara paqen.

Related posts

Letonia rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak

admin

Mungesa e fuqisë punëtore, Shqipëria në negociata për të marrë 40 mijë punonjës të huaj

Muhamet Ramadani

Nxisnin sulme në Telegram, arrestohen dy persona në SHBA për terrorizëm

admin