RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti Erdogan: Turqia i konsideron të rëndësishme të gjitha nismat e paqes për Gazën

presidenti-erdogan:-turqia-i-konsideron-te-rendesishme-te-gjitha-nismat-e-paqes-per-gazen

Turqia i konsideron të rëndësishme të gjitha nismat që synojnë vendosjen e paqes në Gaza, i ka thënë presidenti Recep Tayyip Erdogan homologut të tij brazilian Luiz Inacio Lula da Silva, duke shprehur vlerësimin për refuzimin e Brazilit për të qëndruar i heshtur ndaj gjenocidit në Gaza, transmeton Anadolu.

Gjatë një bisede telefonike, Erdogan dhe Lula da Silva kanë diskutuar çështje dypalëshe, rajonale dhe globale, njoftoi Drejtoria e Komunikimeve e Turqisë në platformën sociale turke NSosyal.

Erdogan ka shtuar se Ankaraja do të vazhdojë përpjekjet për t’i dhënë fund katastrofës humanitare në Gaza, për të vendosur paqen dhe për të rindërtuar enklavën palestineze.

Presidenti turk ka theksuar gjithashtu se do të vazhdojnë të punojnë për zhvillimin dhe avancimin e marrëdhënieve dypalëshe në shumë fusha.

Related posts

Erdogan: Izraeli “gjakatar” vazhdon sulmet ndaj shkollave dhe spitaleve në Iran dhe Liban, “ashtu siç bëri në Gaza”

Kushtrim Guraj

Presidenti libanez mbërrin në Itali për bisedime me papën, presidentin dhe kryeministren

RTI

Gjermania rindez fabrikat e qymyrit për të shmangur mungesat e gazit pas reduktimit të furnizimeve nga Rusia

admin