Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka zhvilluar bisedë telefonike me kryeministrin e Pakistanit, Shehbaz Sharif, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Drejtoria e komunikimeve të Presidencës turke thuhet se në bisedë u diskutua për aktivitetet e ndihmës së Turqisë dhe situatën e fundit lidhur me katastrofën e përmbytjeve në Pakistan.
Presidenti Erdoğan në bisedë tha se ndjek nga afër luftën me katastrofën e përmbytjeve në Pakistan dhe se si Turqia janë mobilizuar për të dhënë mbështetjen e nevojshme ashtu sikurse e kërkojnë edhe marrëdhëniet vëllazërore.
“Edhe populli turk ndodhet pranë vëllezërve pakistanezë”, theksoi Erdoğan i cili ka bërë të ditur se do të vazhdojnë të bëjnë më të mundurën e tyre për rikuperimin e plagëve të Pakistanit.
Kryeministri pakistanez, Sharif ka shprehur falënderime ndaj shtetit dhe popullit turk për mbështetjen e tyre.