RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti francez Macron do të vizitojë Sirinë

presidenti-francez-macron-do-te-vizitoje-sirine

Presidenti francez Emmanuel Macron pritet të vizitojë Sirinë për të diskutuar marrëdhëniet dypalëshe dhe çështje me interes të përbashkët, njoftoi të dielën Drejtoria e Medias e Presidencës siriane, transmeton Anadolu.

Macron do të shoqërohet nga një delegacion investitorësh dhe përfaqësues të kompanive franceze, thuhet në deklaratën e publikuar nga agjencia shtetërore siriane e lajmeve SANA.

Sipas njoftimit, Macron dhe presidenti sirian Ahmed al-Sharaa do të zhvillojnë një takim të përbashkët me delegacionet përkatëse gjatë vizitës, pa u bërë e ditur data e udhëtimit.

Nëse konfirmohet, kjo do të jetë vizita e parë e një presidenti francez në Siri që nga rrëzimi i regjimit të Bashar al-Asadit në fund të vitit 2024.

Related posts

Siguroi mandatin e pestë, vizita e parë e Putin pas fitimit të zgjedhjeve do të jetë në Kinë

admin

“Mjekët pa Kufij” i bëjnë thirrje Izraelit të ndalojë bombardimin pa bërë dallim në Gaza

Muhamet Ramadani

Disa zona të Prishtinës pritet të mbesin pa ujë

admin