Presidenti francez Emmanuel Macron mbërriti në Algjeri sot për vizitën e tij të parë në pesë vjet, sipas mediave franceze, transmeton Anadolu Agency (AA).
I pritur nga homologu i tij Abdelmadjid Tebboune në aeroportin Houari Boumediene në kryeqytetin Algjer, Macron shpreson të rregullojë marrëdhëniet e tensionuara reciproke me këtë vizitë, sipas transmetuesit shtetëror France 24.
Kanali vuri në dukje se vizita e Macron-it do të orientohet drejt të rinjve dhe të ardhmes në vendin e Afrikës së Veriut dhe se ai do të takohet me sipërmarrës të rinj algjerianë përpara se të niset për në qytetin verior Oran.
Në vizitën e tij treditore, Macron shoqërohet nga një delegacion prej 90 anëtarësh, ku përfshihen ministra, përfaqësues të biznesit dhe ekspertë të historisë së dy vendeve. /aa