RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Pendarovski: BE-ja ka harruar Kosovën dhe Bosnjën

pendarovski:-be-ja-ka-harruar-kosoven-dhe-bosnjen

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka deklaruar se Bashkimi Evropian i ka harruar Kosovën dhe Bosnjën e Hercegovinën.

“Bosnja dhe Hercegovina dhe Kosova janë absolutisht vende të harruara, absolutisht të harruara. Kosova nuk mund të marrë liberalizimin e vizave. Dhe çfarë lloj entuziazmi ju dëshironi që në atë popullatë, të jetë për Bashkimin Evropian” u shpreh Pendarovski.

Duke marrë parasysh 17 vite pritje për fillimin e negociatave, presidenti i RMV-së tha se ishte i pakënaqur me rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së, deri në këto momente.

“Ne praktikisht u harruam nga BE-ja dhe me një sërë shantazhesh ndërkohë, falë Zotit arritëm disi të bënim një lloj kompromisi me Republikën e Bullgarisë, me ndihmën e presidencës franceze dhe filluam negociatat. Nëse shikoni prapa, nga viti 2005 jemi me statusin e kandidatit dhe tek tani fillojmë negociatat, askush nuk mund të thotë se jemi shumë të suksesshëm në këtë drejtim”, tha ai në intervistën për Anadolu Agency.

Related posts

Situatë e qetë në Zveçan, Rakiq e Simiq prezent

Muhamet Ramadani

Shirat e rrëmbyeshëm shkaktojnë përmbytje në Xhidde të Arabisë Saudite

admin

Raporti i OKB-së: Baronët serbë furnizojnë elitën ruse me kokainë

admin