RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti francez përballet me kritika nga opozita për thirrjen për bllokimin e mediave sociale

presidenti-francez-perballet-me-kritika-nga-opozita-per-thirrjen-per-bllokimin-e-mediave-sociale

Presidenti francez, Emmanuel Macron, po përballet me kritika nga figurat e opozitës për komentet e tij mbi bllokimin e mediave sociale për të parandaluar protestat e dhunshme në kohë krize, transmeton Anadolu.

Në sfondin e protestave kundër vrasjes nga policia të një djali 17-vjeçar me origjinë algjeriane, të martën në një takim me kryebashkiakët e qyteteve në Paris, Macron tha se mund të jetë i nevojshëm bllokimi i mediave sociale.

Kjo deklaratë e transmetuar nga transmetuesi francez BFMTV u shpjegua më vonë nga rrethi i presidentit, i cili tha se Macron nuk donte të thotë për një ndërprerje të plotë, por për një pezullim të përkohshëm dhe të përpiktë të platformave të mediave sociale.

Megjithatë, komentet e presidentit francez shkaktuan zemërim në mesin e partive opozitare.

Kreu i grupit të partisë republikane në Asamblenë Kombëtare, Olivier Marleix, kritikoi presidentit në llogarinë e tij në Twiiter.

“Ndërprerja e mediave sociale… ashtu si Kina, Irani, Koreja e Veriut”, shkroi Marleix.

Gjithashtu edhe liderja e grupit ekologjik, Cyrielle Chatelain, kritikoi presidentin me të njëjtin argument.

“A do të trajtojmë mediat sociale si në Rusi apo Kinë?”, shkroi Chatelain në Twitter.

“Ok Kim Jung-un”, shkroi në Twitter kreu i grupit ‘La France Insoumise’, Mathilde Panot.

Ministri i Tranzicionit Ekologjik, Christophe Bechu, u përpoq të zbut debatin, duke theksuar se kjo nuk kishte të bëjë aspak me një ligj censurimi.

Anëtari i partisë së Rilindjes, Eric Bothorel, tha se bllokimi i mediave sociale nuk ishte një opsion në tryezë.

“Ajo që është planifikuar është të përshpejtohet heqja e disa përmbajtjeve ose kufizimi i disa veçorive (të atyre platformave)”, tha Bothorel.

Zëdhënësi i qeverisë franceze, Olivier Veran, për transmetuesin LCI tha se qeveria dëshiron të rimarrë kontrollin e mediave sociale dhe shtoi se dëshira është që të ketë mjetet për të hequr veçoritë që mund të përdoren keq nga protestuesit, përfshirë gjeo-lokalizimin.

– Debati në mediat sociale

Në mbledhjen e kryebashkiakëve të qyteteve në Paris, ku protestat u kthyen të dhunshme, siç raporton BFMTV, Macron theksoi se trazirat kanë kaluar kulmin e tyre.

“Ne duhet të fillojmë të rivendosim rendin e qëndrueshëm si prioritetin tonë absolut. Do të jem i kujdesshëm për ditët dhe javët në vijim, por kulmi ka kaluar”, u tha presidenti kryebashkiakëve në Pallatin Elysee.

“Kur gjërat shuhen, ndoshta duhet të ketë një rregullim ose një kufizim në qasjen (e internetit). Kjo nuk duhet të bëhet veçanërisht në zjarrin e momentit dhe jam i kënaqur që nuk u desh të bëhet”, shtoi ai.

Macron gjithashtu bëri thirrje për rishikimin e përdorimit të mediave sociale nga të rinjtë dhe përmendi ndalimet.

Protestat kanë tronditur Francën që nga 27 qershori, kur një oficer policie qëlloi për vdekje 17-vjeçarin Nahel M. me origjinë algjeriane gjatë një kontrolli trafiku në periferinë e Parisit, pasi dyshohet se ai injoroi urdhrat për të ndaluar.

Oficeri që ka qëlluar adoleshentin përballem me një hetim zyrtar për vrasje me dashje dhe aktualisht ndodhet në paraburgim.

Protestat filluan në Nanterre, ku u qëllua adoleshenti, dhe më pas mbrëmjen e ardhshme u përhapën në qytete të tjera, përfshirë në Lyon, Toulouse, Lille dhe Marseille.

Tensionet u rritën pas përleshjeve mes policisë dhe protestuesve.

Related posts

Një ditë pasi vendet e G7 ranë dakord t’i jepnin Kievit 50 miliardë dollarë hua, Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë sulme me dronë

admin

Të paktën 16 palestinezë të vrarë, ushtria izraelite vazhdon operacionin ushtarak në Bregun Perëndimor

admin

BE-ja: I papranueshëm vendimi i Polonisë dhe Hungarisë për ndalimin e importeve nga Ukraina

rezart morina