RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti gjerman bën thirrje për lidhje strategjike me fuqitë në zhvillim

presidenti-gjerman-ben-thirrje-per-lidhje-strategjike-me-fuqite-ne-zhvillim

Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier, ka deklaruar Gjermania duhet të forcojë lidhjet e saj me fuqitë në zhvillim dhe ato të mesme, si Turqia, Brazili dhe Afrika e Jugut, derisa rendi global po përballet me ndryshime të thella, transmeton Anadolu.

Duke mbajtur një fjalim në një ceremoni që shënonte 75-vjetorin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Steinmeier përmendi dallimet në rritje me administratën amerikane, duke theksuar njëkohësisht interesat e përbashkëta me një gamë të gjerë fuqish të mesme për ruajtjen e së drejtës ndërkombëtare dhe institucioneve shumëpalëshe.

“Të gjitha këto fuqi të mesme kërkojnë dialog me ne sepse, si ne, duan të reduktojnë varësitë dhe të zgjerojnë partneritetet. Këto vende sigurisht nuk ndajnë të gjitha pikëpamjet dhe interesat tona. Por ato ndajnë një qëllim qendror, që bota e së nesërmes të jetë më shumë sesa thjesht një rivalitet bipolar midis SHBA-së dhe Kinës”, tha Steinmeier.

Politikani veteran tha se vitet e fundit ka prioritizuar zhvillimin e marrëdhënieve të Gjermanisë me këto fuqi në rritje dhe aktor rajonal, duke përmendur vizitat e tij në Turqi, Brazil, Meksikë, Afrikë të Jugut dhe rajonin e Gjirit si pjesë e kësaj përpjekjeje strategjike.

“Këto vende nuk janë çdo ditë në titujt kryesorë, por kanë shumë për të na ofruar strategjikisht. Dhe jam plotësisht i bindur, dhe këtë jua them edhe juve, se edhe ne kemi shumë për t’u ofruar atyre”, tha ai.

Related posts

Aeroporti i Brukselit ndalon përkohësisht trafikun ajror për shkak të një droni

RTI

Serbia e pranon: Pritet miratimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE! Po përballemi me aktorë të këqij në arenën ndërkombëtare

admin

Dyshime për manipulim të votave, disa komisionerë po intervistohen në Viti

RTI