RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti i AP të KE, Rousopoulos: Mbështesim Maqedoninë e Veriut në rrugën e saj të integrimit evropian

presidenti-i-ap-te-ke,-rousopoulos:-mbeshtesim-maqedonine-e-veriut-ne-rrugen-e-saj-te-integrimit-evropian

Presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Theodoros Rousopoulos po zhvillon një vizitë në Maqedoninë e Veriut, raporton Anadolu.

Ai në kuadër të vizitë së tij në vend, mbajti një fjalim para deputetëve të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.

“Progresi juaj është domethënës dhe i jashtëzakonshëm. Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës mbështet dhe do të vazhdojë të mbështesë Maqedoninë e Veriut në rrugën e saj të integrimit evropian”, tha ai.

Rousopoulos tha se gjatë 30 viteve të fundit të anëtarësimit në Këshillin e Evropës, Maqedonia e Veriut ka treguar se pjekuria morale nuk matet nga madhësia, por nga aftësia për të dëgjuar, respektuar dhe pranuar.

Ai theksoi se 75 vjet pas nënshkrimit të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe 30 vjet pasi Maqedonia e Veriut iu bashkua Këshillit të Evropës, historia e Evropës vazhdon.

Duke iu referuar zhvillimeve gjeopolitike, Rousopoulos tha se demokracia po humbet gravitetin e saj emocional dhe shtoi se demokracia duhet të gjallërohet. Sipas tij, Këshilli i Evropës mbetet vendi për dialog.

Në kuadër të vizitës së tij në vend, Rousopoulos u takua edhe me kryeparlamentarin e Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi.

Related posts

OKB refuzon kërkesën e Iz’raelit për të zhvendosur paqeruajtësit nga Libani

Muhamet Ramadani

Atentat ndaj Donald Trump, qëllohet me armë gjatë tubimit në Pensilvani! Kandidati për President largohet i gjakosur nga podiumi

admin

Pritet të marrë Miratimin Mbretëror, bëhet publik projektligji i Mbretërisë së Bashkuar për dërgimin e azilkërkuesve në Ruanda

admin