RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti i EBA-së dhe Sekretari i Shtetit i SHBA-së diskutojnë përpjekjet për të çuar përpara sigurinë rajonale

presidenti-i-eba-se-dhe-sekretari-i-shtetit-i-shba-se-diskutojne-perpjekjet-per-te-cuar-perpara-sigurine-rajonale

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed bin Zayed Al Nahyan dhe Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio diskutuan të mërkurën përpjekjet për avancimin e sigurisë, stabilitetit dhe paqes së qëndrueshme në Lindjen e Mesme, transmeton Anadolu.

Diskutimi erdhi gjatë takimit të tyre në Abu Dhabi, gjatë vizitës së Rubios si pjesë e një turneu në vendet e Gjirit.

Të dy palët gjithashtu “shqyrtuan bashkëpunimin strategjik midis Emirateve të Bashkuara Arabe dhe SHBA-së dhe diskutuan mënyrat për të forcuar më tej koordinimin në fusha të ndryshme në mbështetje të interesave të përbashkëta”, tha agjencia shtetërore e Emirateve WAM.

Vizita e Rubios vjen pas nënshkrimit të një memorandumi mirëkuptimi midis SHBA-së dhe Iranit javën e kaluar për t’i dhënë fund konfliktit ushtarak dhe për të arritur një marrëveshje të qëndrueshme paqeje.

Rubio është larguar nga Emiratet dhe pritet të vizitojë Kuvajtin dhe Bahreinin para se të kthehet në Shtetet e Bashkuara.

Related posts

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës nis hetimet ndaj Telekomit Mobil të Serbisë

admin

Tërmeti në Marok, shkon mbi 600 numri i viktimave

Muhamet Ramadani

Çmimet globale të ushqimeve bien për të 12-in muaj radhazi

admin