RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti i EBA-së viziton Katarin për të forcuar marrëdhëniet dypalëshe

presidenti-i-eba-se-viziton-katarin-per-te-forcuar-marredheniet-dypaleshe

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), Sheikh Mohamed bin Zayed, realizoi një vizitë zyrtare në Katar për të forcuar marrëdhëniet dypalëshe midis dy vendeve të Gjirit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve të EBA-së, WAM, vizita u realizua me ftesë të Emirit të Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al-Thani.

Kjo është vizita e para për bin Zayed që kur u bë president dhe e para që kur EBA-ja së bashku me Arabinë Saudite, Bahreinin dhe Egjiptin i dhanë fund bojkotit ndaj Dohas në vitin 2021.

Zëvendëspresidenti i EBA-së, Sheikh Mohammed bin Rashid Al-Maktoum, ishte në mesin e liderëve arabë që morën pjesë në ceremoninë e hapjes të Kupës së Botës FIFA 2022 në Katar muajin e kaluar.

Related posts

Putin takohet me Abbas, rithekson mbështetjen e Moskës për palestinezët

admin

Shefi i OKB-së: Populli libanez nuk e zgjodhi luftën, por u tërhoq në të

Hevzi

Turqia dërgon anije shpimi në Somali për misionin e parë jashtë shtetit

Kushtrim Guraj