RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti i Këshillit Evropian javën e ardhshme qëndron për vizitë në Ballkanin Perëndimor

presidenti-i-keshillit-evropian-javen-e-ardhshme-qendron-per-vizite-ne-ballkanin-perendimor

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, javën e ardhshme do të zhvillojë një vizitë në Ballkanin Perëndimor, ku do të takohet me liderët e rajonit dhe më 5 qershor do të bashkëkryesojë Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Tivat të Malit të Zi, transmeton Anadolu.

Sipas një njoftimi të Delegacionit të BE-së në Shkup, Costa gjatë turneut do të diskutojë mbi mundësitë dhe sfidat që lidhen me zgjerimin e BE-së, integrimin gradual të rajonit, bashkëpunimin rajonal, si dhe çështjet e sigurisë dhe stabilitetit.

“Turneu im i dytë në Ballkanin Perëndimor dërgon një sinjal të qartë, angazhimi i BE-së ndaj rajonit është real, po aq sa është reale edhe mundësia për zgjerim. Momenti është këtu. Tani është koha për rezultate”, tha Costa.

Vizita e presidentit të Këshillit Evropian do të nisë më 1 qershor në Sarajevë. Më 2 qershor ai do të qëndrojë në Tiranë, ndërsa më pas do të udhëtojë drejt Shkupit, ku do të takohet me kryeministrin Hristijan Mickoski.

Më 3 qershor, Costa do të vizitojë Prishtinën, ndërsa më 4 qershor, do të qëndrojë në Beograd. Turneu do të përmbyllet më 5 qershor në Mal të Zi, ku do të bashkëkryesojë Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Tivat.

Tema qendrore e samitit në Tivat do të jetë “Prosperiteti dhe stabiliteti i përbashkët i BE-së dhe Ballkanit Perëndimor”.

Related posts

Greqia autostradë drejt Shqipërisë, do ndërtohet rruga Janinë-Kakavijë me 4.5 milionë euro kilometri

admin

Një palestinez vritet nga zjarri izraelit në veri të Gazës pavarësisht armëpushimit

admin

Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë nga 193 të burgosur lufte

Muhamet Ramadani