RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti i Libanit: Ushtria është gati të marrë nën kontroll pozicionet e mbajtura nga Izraeli

presidenti-i-libanit:-ushtria-eshte-gati-te-marre-nen-kontroll-pozicionet-e-mbajtura-nga-izraeli

Presidenti libanez Joseph Aoun deklaroi se ushtria e vendit është e gatshme të marrë menjëherë nën kontroll pozicionet që aktualisht mbahen nga Izraeli në jug të Libanit, sapo Izraeli të ndalojë sulmet dhe të tërhiqet plotësisht nga territori libanez.

Duke folur në prag të Ditës së Pavarësisë, Aoun theksoi se vendosja e kontrollit të shtetit mbi armët dhe mbi vendimet e luftës e paqes është “e rëndësishme dhe e pashmangshme”.

Ai mbajti fjalimin në jug të Libanit, ku Izraeli ende ka trupa në pesë zona që i konsideron “strategjike”.

Aoun tha se Libani është gati t’ia besojë komisionit mbikëqyrës të armëpushimit – që përfshin SHBA-në, Francën, Libanin, Izraelin dhe paqeruajtësit e OKB-së – detyrën për të siguruar që në rajonin jugor të Litanit sovraniteti të ushtrohet vetëm nga ushtria libaneze.

Sipas tij, Libani është i hapur për negociata nën ndërmjetësimin e SHBA-së ose aktorëve ndërkombëtarë për një marrëveshje që do t’i japë fund përgjithmonë sulmeve ndërkufitare.

Ndërkohë, sulmet izraelite vazhdojnë. Agjencia Kombëtare e Lajmeve raportoi se të premten një person u vra nga një sulm ajror në jug të Libanit. /mesazhi

Related posts

Papa Françesku dënon vr’asjet e fëmijëve në Ga’za në sulmet iz’raelite

admin

Ush’tria iz’raelite shkatërroi më shumë se 25 kilometra rrugë në Jenin

admin

Të vdekur e të plagosur pas shembjes së tribunës në një garë me dema

admin