RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti irainain zotohet se do të zgjidhë problemet ekonomike mes protestave

presidenti-irainain-zotohet-se-do-te-zgjidhe-problemet-ekonomike-mes-protestave

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka deklaruar se qeveria e tij është e vendosur të adresojë problemet ekonomike të Iranit mes protestave të vazhdueshme në disa pjesë të vendit, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë televizive, Pezeshkian tha se “armiqtë e Iranit po kërkojnë të mbjellin kaos dhe paqëndrueshmëri” pas luftës 12-ditore të vendit qershorin e kaluar me Izraelin, duke e akuzuar SHBA-në dhe Izraelin se qëndrojnë pas trazirave.

Presidenti iranian i bëri thirrje publikut të distancohet nga “rebelët dhe terroristët”, duke u bërë thirrje atyre të mos përfshihen në akte vandalizmi ose sabotimi.

“Qeveria është e vendosur të zgjidhë problemet ekonomike dhe është e gatshme të dëgjojë popullin”, tha ai.

Mbi 100 anëtarë të sigurisë të vrarë në trazirat në Iran

Sipas kalanit Al Jazeera me seli në Katar, e cila citon të agjencinë iraniane të lajmeve Tasnim, të paktën 109 anëtarë të sigurisë iraniane u vranë gjatë trazirave që përfshinë disa pjesë të vendit gjatë ditëve të fundit.

Raporti nuk specifikoi sa protestues janë vrarë.

Irani është tronditur nga protestat antiqeveritare që nisën më 28 dhjetor në Pazarin e Madh të Teheranit si pasojë e zhvlerësimit të ndjeshëm të rialit iranian dhe përkeqësimit të kushteve ekonomike. Demonstrat më vonë u përhapën në disa qytete të vendit.

Vlerësime zyrtare për viktimat nuk ka, por edhe grupi i të drejtave të njeriut HRANA me seli në SHBA vlerësoi numrin e viktimave në 116, me më shumë se 2.600 të arrestuar.

Megjithatë, një mjek nga Teherani, i cili foli në kushte anonimiteti për revistën Time, tha se gjashtë spitale në kryeqytet regjistruan “të paktën 217 vdekje protestuesish, shumica nga municione të vërteta”.

Related posts

Presidenti Erdogan: Rritje 30 për qind e eksporteve turke të mbrojtjes dhe aviacionit

admin

Ndërprerja e ujit në Mitrovicë për shkak të vërshimeve, banorët u furnizuan përmes cisternës

admin

“Presioni” për kontratat e punës, personeli i sigurisë sërish në grevë! Anulohen fluturimet në Gjermani, ja aeroportet e prekura

admin