RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti iranian dënon sulmet ndaj spitaleve dhe shkollave: “Godasin vetë jetën”

presidenti-iranian-denon-sulmet-ndaj-spitaleve-dhe-shkollave:-“godasin-vete-jeten”

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka dënuar ashpër sulmet e përbashkëta të SHBA-së dhe Izraelit ndaj objekteve civile, duke i cilësuar ato si shkelje të hapura të parimeve humanitare.

Në një reagim të publikuar të hënën në rrjetin social X, Pezeshkian deklaroi se sulmet ndaj Spitalit Gandhi në Teheran dhe një shkolle fillore në provincën Hormozgan “godasin vetë jetën” dhe “rrezikojnë të ardhmen e një kombi”. Ai theksoi se shënjestrimi i pacientëve dhe fëmijëve përbën shkelje flagrante të normave humanitare ndërkombëtare.

Presidenti iranian i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të dënojë këto veprime, duke shtuar se Irani “nuk do të heshtë dhe nuk do t’u nënshtrohet këtyre krimeve”.

Në të njëjtën kohë, deputetja e Komisionit parlamentar për Shëndetësi dhe Trajtim, Fatemeh Mohammad Beigi, bëri të ditur se pesë spitale dhe qendra mjekësore janë dëmtuar ose shkatërruar nga sulmet ajrore amerikano-izraelite.

Sipas saj, përveç dëmeve materiale, janë plagosur edhe nxënës dhe banorë lokalë, ndërsa disa qendra mjekësore janë evakuuar nga frika e sulmeve të tjera. /mesazhi

Related posts

Katar, mbahet ceremonia e va’rrimit të liderit politik të Ha’masit, Ismail Haniyeh

admin

Gratë ruse po jetojnë me frikë pasi vrasësit dikur të burgosur u liruan për të luftuar

admin

Suedi, qindra persona anuluan festimin e Vitit të Ri dhe protestuan në mbështetje të Gazës

Muhamet Ramadani