Presidenti i Iranit Masoud Pezeshkian denoncoi sulmet ajrore të Izraelit në Bejrut.
“Sulmet e sotme të regjimit sionist në rajonin Dahiyeh në Bejrut janë një krim i qartë dhe i pamohueshëm lufte”, tha Pezeshkian në një deklaratë.
Ai i përshkroi veprimet e Izraelit si një vazhdimësi të “terrorizmit të sponsorizuar nga shteti”.
“Krimet e kryera nga regjimi sionist kundër popullit të Palestinës dhe Libanit janë shenjë e paaftësisë së bashkësisë ndërkombëtare për të ndalur makinerinë e terrorizmit shtetëror, duke dëshmuar se ky regjim është kërcënimi më i madh për paqen dhe sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare”.
Presidenti iranian bëri thirrje për një përgjigje të unifikuar globale, veçanërisht nga vendet myslimane, për të “dënuar këtë krim”.