RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti iranian i përgjigjet pozitivisht ftesës së mbretit saudit për të vizituar Rijadin

presidenti-iranian-i-pergjigjet-pozitivisht-fteses-se-mbretit-saudit-per-te-vizituar-rijadin

Pas vendimit për rifillimin e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, presidenti iranian Ebrahim Raisi iu përgjigj pozitivisht ftesës së Mbretit të Arabisë Saudite, Salman bin Abdulaziz Al Saud për të vizituar Rijadin, transmeton Anadolu.

Sipas agjencisë gjysmë-zyrtare iraniane të lajmeve Mehr, zëvendës presidenti iranian Mohammad Muhbir duke iu referuar marrëdhënieve të vendit të tij me Arabinë Saudite dhe vendet e Gjirit, Muhbir tha: “Që nga dita e parë që Raisi u zgjodh president, strategjia e tij kryesore ka qenë zhvillimi dhe avancimi i marrëdhënieve me vendet e rajonit”.

Ai kujtoi se Mbreti Salman e ftoi presidentin iranian Raisi në Rijad. “Mbreti Salman e ftoi presidentin dhe kësaj ftese iu përgjigj pozitivisht. Shpresojmë se do të ndodhin gjëra të mira”, tha Muhbir.

– Marrëdhëniet Iran-Arabi Saudite

Pas ekzekutimit të 47 personave, përfshirë klerikun shiit Nimr al-Nimr, me akuzën e “terrorizmit” në Arabinë Saudite më 2 janar 2016 dhe deklaratave të autoriteteve iraniane, Ambasada e Arabisë Saudite në Teheran dhe ndërtesa e konsullatës në qytetin e Mashhadit u dogjën nga protestuesit.

Marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve, tashmë të acaruara për shkak të krizës në Jemen, e nisur në mars të vitit 2015, u ndërprenë plotësisht pas këtyre zhvillimeve.

Zyrtarët iranianë dhe Arabia Saudite u takuan në Bagdad në prill 2021 për të zhvilluar bisedime të drejtpërdrejta dhe këto bisedime vazhduan më pas.

Qeveria e Rijadit dhe Teheranit vendosën të rifillojnë marrëdhëniet e tyre diplomatike më 10 mars, pas bisedimeve të tyre të fundit në Pekin me ndërmjetësimin e Kinës.

Në kuadër të marrëveshjes u tha se ministrat e jashtëm të dy vendeve do të takohen së shpejti për të kryer procesin dhe për të sqaruar detajet.

Zëvendës shefi për Çështjet Politike të Zyrës Presidenciale iraniane, Mohammad Jamshidi deklaroi se më 19 mars, Mbreti Salman i dërgoi një letër Raisit dhe e ftoi atë në Rijad.

Related posts

Tri fshatra të thella të Mitrovicës mbesin të izoluara për mungesë transporti

rezart morina

Jakup Krasniqi del nga qelitë e Hagës, të enjten në Kosovë

admin

Spanja i bashkohet çështjes së gje’nocidit të ngritur kundër Iz’raelit

admin