RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti kinez mbërrin në San Francisco për samitin me presidentin amerikan

presidenti-kinez-mberrin-ne-san-francisco-per-samitin-me-presidentin-amerikan

Pekini dhe Washingtoni janë afër mbajtjes së takimit të tyre të nivelit më të lartë në pothuajse një vit, derisa presidenti kinez, Xi Jinping, mbërriti në San Francisco për një samit me homologun e tij amerikan, Joe Biden, raporton Anadolu.

Delegacioni kinez i udhëhequr nga Xi mbërriti në San Francisco mbrëmë vonë, ku përveç takimit me Biden, ai do të marrë pjesë edhe në një takim të liderëve të grupit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor.

Sekretarja e Thesarit e SHBA-së, Janet Yellen, guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom dhe ambasadori i SHBA-së në Kinë, Nicholas Burns, pritën presidentin kinez në aeroport.

Të dy palët janë planifikuar të ulen për një takim në nivel samiti herët mëngjesin e sotëm.

Xi dhe Biden po takohen për samitin e tyre të dytë ballë për ballë në pothuajse një vit. Herët e fundit që ata u takuan në Indonezi në margjinat e samitit G20 në Bali në nëntor të vitit 2022.

Pekini dhe Washingtoni kanë mbajtur disa raunde bisedimesh në shumë nivele për të realizuar udhëtimin e presidentit kinez në SHBA, i pari i tij që nga viti 2015.

“Le të punojmë së bashku për suksesin e plotë të vizitës”, tha ambasadori kinez në SHBA, Xie Feng, menjëherë pasi Xi mbërriti në San Francisco.

Tensionet mbi Tajvanin dhe Detin e Kinës Jugore, çështjet ekonomike dhe tregtare, dialogu ushtarak i nivelit të lartë dhe konflikti në Gaza, ndër të tjera, pritet të diskutohen.

Në prag të takimit, vendet shpallën bashkëpunim të ri për të luftuar ndryshimet klimatike.

Xi dhe Biden pritet gjithashtu të deklarojnë një goditje ndaj prodhimit dhe eksportit të fentanilit.

Related posts

Dëshmitari i njëzetë në gjykimin kundër Thaçit dhe të tjerëve flet për një familjar të zhdukur

admin

Protesta anembanë Iz’raelit, kërkohet të arrihet marrëveshje për shkëmbimin e pe’ngjeve me fraksionet pa’lestineze

rezart morina

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

RTI