RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti palestinez: Nuk e pranojmë ndarjen e Gazës, Izraeli nuk ka legjitimitet në Gaza

presidenti-palestinez:-nuk-e-pranojme-ndarjen-e-gazes,-izraeli-nuk-ka-legjitimitet-ne-gaza

Presidenti palestinez Mahmoud Abbas deklaroi se ata refuzojnë ndarjen e Gazës dhe se Izraeli nuk ka legjitimitet në asnjë pjesë të Gazës, transmeton Anadolu.

Duke folur në hapjen e sesionit të 13-të të Këshillit Revolucionar të Lëvizjes Fatah, Abbas tha se shteti palestinez është entitet i vetëm dhe i pandashëm gjeografik dhe politik që përfshin Gazën, Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor. Ai tha se prioritetet e tyre janë ta bëjnë armëpushimin në Gaza të përhershëm dhe të sigurojnë hyrjen e menjëhershme të ndihmës humanitare.

“Faza e dytë e planit të presidentit të SHBA-së Donald Trump duhet të zbatohet në Rripin e Gazës. Kjo parashikon tërheqjen e plotë të Izraelit nga Gaza, dorëzimin e pushtetit nga Hamasi dhe krijimin e një komiteti administrativ kalimtar nën qeverinë palestineze”, theksoi Abbas.

Ai shtoi se procesi në fjalë synon rindërtimin pa “zhvendosje të detyruar” dhe fillimin e një procesi politik të bazuar në legjitimitetin ndërkombëtar dhe Iniciativën Arabe për Paqen.

“Ky vit do të jetë viti i demokracisë palestineze”, tha Abbas duke shtuar se zgjedhjet lokale do të mbahen në prill dhe se kongresi i 8-të i Fatahut dhe zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Palestinez janë planifikuar për këtë vit.

Abbas tha se zgjedhjet e përgjithshme do të mbahen njëkohësisht në Gaza, Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor kur të krijohen kushtet e përshtatshme. Ai potencoi se veprimet e Izraelit në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor janë po aq të rrezikshme sa ato në Gaza dhe i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të ushtrojë presion mbi Izraelin.

Related posts

Turqia i përcjell shqetësimin Teheranit për municionin e neutralizuar iranian pranë hapësirës ajrore turke

RTI

Alarmet bien në jug të Izraelit pas lëshimit të raketave nga Irani

RTI

“Papa Françesku përdori fjalën ‘terrorizëm’ për të përshkruar sulmet izraelite në Gaza”

Muhamet Ramadani