RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti palestinez të hënën për vizitë zyrtare në Turqi

presidenti-palestinez-te-henen-per-vizite-zyrtare-ne-turqi

Presidenti palestinez Mahmoud Abbas do të mbërrijë në Turqi të hënën për një vizitë zyrtare treditore, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve Wafa, transmeton Anadolu Agency (AA).

Abbas do të takohet me presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan për bisedime mbi marrëdhëniet dypalëshe, ka thënë ambasadori palestinez Fa’ed Mustafa në një deklaratë të cituar nga Wafa.

Diskutimet midis dy liderëve do të përfshijnë gjithashtu zhvillimet në Palestinë dhe çështjet rajonale dhe ndërkombëtare me interes të përbashkët, ka njoftuar Mustafa. /aa

Related posts

Spanja në alarm, një grua shtrohet me urgjencë në spital, ka simptoma të Hantavirusit! Autoritetet po gjurmojnë…

admin

Po rishikon marrëdhëniet, SHBA anulon stërvitjet ushtarake në Gjeorgji

admin

Situatë alarmante në Shqipëri nga vërshimet, qindra të evakuuar deri më tani

RTI