RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti Pezeshkian: Irani po kërkon t’i japë fund luftës “me dinjitet”

presidenti-pezeshkian:-irani-po-kerkon-t’i-jape-fund-luftes-“me-dinjitet”

Irani po kërkon t’i japë fund luftës me SHBA-në “me dinjitet”, tha presidenti i vendit, Masoud Pezeshkian, duke theksuar se presidenti amerikan Donald Trump nuk ka të drejtë ta privojë Teheranin nga të drejtat e tij bërthamore, transmeton Anadolu.

“Trump thotë se Irani nuk duhet të përdorë të drejtat e tij bërthamore, por nuk shpjegon se çfarë krimi ka kryer Irani”, tha Pezeshkian gjatë një vizite në Ministrinë e Sportit dhe Rinisë së Iranit, sipas agjencisë ISNA.

Ai gjithashtu bëri thirrje që vendi të qëndrojë “i palëkundur përballë një armiku gjakatar dhe brutal”.

Irani duhet të menaxhojë situatën aktuale në mënyrë që “të mos na paraqesë si luftënxitës”, pasi “ne po mbrojmë veten”, shtoi ai.

Më 28 shkurt, SHBA-ja dhe Izraeli nisën një ofensivë të përbashkët ndaj Iranit, ndërsa Teherani u kundërpërgjigj me sulme ndaj Izraelit dhe vendeve të tjera të rajonit ku ndodheshin objektiva amerikane.

Lufta është pezulluar që nga 8 prilli, kur Pakistani ndërmjetësoi një armëpushim dyjavor.

Washingtoni dhe Teherani zhvilluan bisedime në Pakistan fundjavën e kaluar drejt një paqeje të qëndrueshme, ndërsa po përgatitet një raund i ri në Islamabad.

Related posts

Mbyllja e komunave në Veri, Lista Serbe: Ndërkombëtarët të veprojnë urgjentisht që të ndalen veprimet e njëanshme të Kurtit

admin

Së paku 100 të vdekur nga zjarri në një dasmë në Irak

admin

Të gjithë 25 personat e bllokuar pas shpërthimit në tunelin në verilindje të Indisë humbin jetën

admin