RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti polak Duda nderon Zelenskyyn me urdhrin “Shqiponja e Bardhë”

presidenti-polak-duda-nderon-zelenskyyn-me-urdhrin-“shqiponja-e-bardhe”

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy u nderua nga presidenti i Polonisë, Andrzej Duda me urdhrin “Shqiponja e Bardhë”, e cila është dekorata më e lartë në vend, transmeton Anadolu.

Presidenti polak Duda urdhrin në fjalë për Zelenskyyn e dha në rezidencën presidenciale.

Duda falënderoi Zelenskyyn për virtytet e tij në thellimin e marrëdhënieve mes Polonisë dhe Ukrainës dhe se atij i është dhënë “Urdhri Shqiponja e Bardhë” për shkak të aktiviteteve të tij të sigurisë, luftën e tij dhe vendosmërinë e tij për të mbrojtur të drejtat e njeriut”.

Gjatë fjalimit në ceremoninë e dhënies së urdhrit, Duda deklaroi: “Urdhri ‘Shqiponja e Bardhë’ është urdhri më i vjetër dhe më i vlefshëm i Polonisë. I jepet njerëzve të jashtëzakonshëm që kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për Republikën e Polonisë. Pa dyshim që ju i nderuar Zelenskyy jeni i tillë. Është shumë e vështirë të fsheh lotët e mi teksa shikoj shërbimin tuaj për atdheun. Nuk braktisët as ukrainasit as bashkatdhetarët tuaj. Ju jeni një lider shembull i shtetit dhe i popullit”.

Related posts

SHBA, protestuesit përleshen me agjentët federalë në Los Angeles

Irfan Jahiu

Forcat Speciale zhvillojnë stërvitjen dimërore 72-orëshe “Shigjeta Ilire-26” në kushte ekstreme malore

RTI

Ukraina premton anije të tjera me grurë

admin