RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

​Presidenti Radev: Maqedonia e Veriut ende nuk e ka të hapur derën për negociatat e anëtarësimit në BE

​presidenti-radev:-maqedonia-e-veriut-ende-nuk-e-ka-te-hapur-deren-per-negociatat-e-anetaresimit-ne-be

I pyetur lidhur me propozimin e presidentit maqedonas Stevo Pendarovski drejtuar qeverisë së vendit të tij për të ndaluar hyrjen në vendin e tyre të një eurodeputeti bullgar dhe një numri të paspecifikuar të qytetarëve të tjerë bullgarë, presidenti bullgar Rumen Radev tha të martën se “Maqedonia e Veriut ende nuk e ka të hapur derën e negociatave për anëtarësim në BE.

Radev, i cili ishte në Klubin Qendror Ushtarak në Sofje, shtoi: “Tani e kuptoni pse kam luftuar kaq shumë që të drejtat e bullgarëve maqedonas që të mbrohen në Kushtetutën e atij vendi [Maqedonisë së Veriut] dhe që kjo të jetë kusht për fillimin e negociatave”.

Presidenti bullgar tha se nuk mjafton më që institucionet maqedonase të dëshmojnë se nuk janë pjesë e fushatës antibullgare. “Është koha për të dëshmuar se po e luftojnë aktivisht këtë fushatë”, tha ai.

Radev i siguroi gazetarët se do të aktivizohen të gjithë mekanizmat evropianë në mënyrë që t’i jepet fund urrejtjes dhe histerisë antibullgare në Maqedoninë e Veriut.

Mëngjesin e sotëm nga Akademia Mjekësore Ushtarake e Sofjes për BTA thanë se gjendja shëndetësore e Sekretarit të Klubit të Kulturës Bullgare në Ohër, Hristian Pendikov është duke u përmirësuar. Ai është ende në kujdes intensiv dhe me siguri do të transferohet në një njësi tjetër në ditët në vijim, thanë nga spitali.

Pendikov iu nënshtrua një operacioni në Akademinë Mjekësore Ushtarake të Sofjes pasi u sulmua në Ohër javën e kaluar dhe u lëndua rëndë. Ai u dërgua në Akademia Mjekësore Ushtarake për trajtim të nesërmen. Sulmi erdhi pas një sërë sulmesh kundër klubeve kulturore bullgare në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe shkaktoi reagime të ashpra, veçanërisht nga Sofja. /tch

Related posts

Plani i paqes së Indonezisë përballet me kritika të menjëhershme

admin

MPB: Serbia ka ndaluar sot 10 pjesëtarë të Policisë së Kosovës, pesë nuk janë liruar ende

admin

Lideri i Ha’masit përsërit se grupi nuk do ta njohë Iz’raelin pas vr’asjes së Haniyeh-it

RTI