Presidenti rus Vladimir Putin arriti në kryeqytetin e Koresë së Veriut Phenian për vizitën e tij të parë në vend pas 24 vjetësh, tha Kremlini, transmeton Anadolu.
Presidenti rus u ftua nga udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, i cili “personalisht u takua me Vladimir Putinin në aeroportin e Phenianit”, tha Kremlini në një deklaratë.
Pas shkëmbimit të përshëndetjeve, dy liderët u nisën nga aeroporti me të njëjtën makinë.
Yury Ushakov, një ndihmës i Putinit, u kishte thënë gazetarëve të hënën se vizita do të zgjaste dy ditë, ndërsa ngjarjet kryesore do të ndodhin në ditën e dytë.
Një ceremoni zyrtare e mirëseardhjes e ndjekur nga bisedime pritet të zhvillohet në rezidencën e Kimit më vonë të mërkurën, sipas Ushakovit.
Bisedimet do të zhvillohen në dy raunde – në formate të kufizuara dhe të zgjeruara – ku dy liderët pritet të trajtojnë çështjet më të rëndësishme dhe më të ndjeshme në një bisedë të veçantë jozyrtare gjatë shëtitjes nëpër rezidencën e Kimit.
Rusia dhe Koreja e Veriut planifikojnë të nënshkruajnë disa dokumente pas bisedimeve, me një deklaratë të përbashkët që pritet nga Putin dhe Kim, tha Ushakov.
Ngjarje ceremoniale do të zhvillohen gjithashtu, duke përfshirë një vizitë në një monument kushtuar ushtarëve të Ushtrisë së Kuqe që vdiqën ndërsa luftonin forcat japoneze në Kore gjatë Luftës së Dytë Botërore, së bashku me një koncert.
Putin dhe Kim do të udhëtojnë së bashku në aeroport pas një pritjeje zyrtare shtetërore me fjalime të shkëmbyera nga të dy udhëheqësit.
Rrugës do të ndalen pranë kishës së vetme ortodokse në Korenë e Veriut, Katedrales së Trinisë së Shenjtë.
Hera e fundit që Putin e vizitoi Korenë e Veriut ishte në vitin 2000, kur vendi ishte ende nën udhëheqjen e Kim Jong Il, babait të liderit aktual Kim Jong Un.
WW3 in motion…..
Russian President Vladimir Putin arrives in North Korea for a summit with dictator Kim Jong-un.
This is terrifying! pic.twitter.com/NIGtV4SlAe
— Graham Allen (@GrahamAllen_1) June 18, 2024