Presidenti sirian Ahmed al-Sharaa dhe presidenti francez Emmanuel Macron u takuan të martën në margjinat e sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për të diskutuar forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe çështjet rajonale, njoftoi presidenca siriane, transmeton Anadolu.
Në takim u diskutua gjithashtu për zhvillimet ndërkombëtare, si dhe për çështje me interes të përbashkët.
Udhëheqësit botërorë janë mbledhur në Nju Jork për javën e nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, e cila filloi të martën.

