RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti sirian emëron drejtuesit e rinj të sigurisë kombëtare dhe inteligjencës

presidenti-sirian-emeron-drejtuesit-e-rinj-te-sigurise-kombetare-dhe-inteligjences

Presidenti sirian, Ahmad al-Sharaa, ka bërë një seri emërimesh në drejtimin e Byrosë së Sigurisë Kombëtare dhe Shërbimit të Inteligjencës së Përgjithshme, transmeton Anadolu.

Sipas Agjencisë Arabe Siriane të Lajmeve (SANA), Sharaa emëroi ministrin e Punëve të Brendshme, Anas Khattab, në krye të Byrosë së Sigurisë Kombëtare, duke e mbajtur atë njëkohësisht edhe në detyrën aktuale.

Ai gjithashtu emëroi Abdul Qader Tahan si drejtues të Shërbimit të Inteligjencës së Përgjithshme.

Emërimet përfshinë gjithashtu Hussein Al-Salama, i cili u caktua zv/drejtues i Byrosë së Sigurisë Kombëtare dhe Mulham Al-Shantout si ndihmësministër i Punëve të Brendshme për çështjet e sigurisë.

Byroja e Sigurisë Kombëtare mbikëqyr të gjitha agjencitë e sigurisë së Sirisë, ndërsa Shërbimi i Inteligjencës së Përgjithshme është përgjegjës për mbledhjen e informacionit, ofrimin e vlerësimeve të sigurisë kombëtare për çështjet e brendshme dhe të jashtme, si dhe luftën kundër spiunazhit dhe terrorizmit.

Këto emërime vijnë si pjesë e përpjekjeve të administratës së re siriane për të forcuar sigurinë kombëtare, për të promovuar stabilitetin dhe për të hequr pengesat ndaj zhvillimit dhe rindërtimit.

Në dhjetor të vitit 2024, Bashar al-Assad, i cili qeverisi Sirinë për gati 25 vjet, u arratis drejt Rusisë, duke i dhënë fund sundimit disa dekadësh të Partisë Baas, i cili kishte nisur në vitin 1963. Një administratë kalimtare e udhëhequr nga Sharaa u formua në janar të vitit 2025.

Related posts

OKB dënon sulmet “keqdashëse” të Evropës ndaj raportueses speciale Francesca Albanese

Muhamet Ramadani

Erdoğan: Turqia e gatshme të kontribuojë në procesin e dialogut Kosovë-Serbi

Muhamet Ramadani

Greqi, paralajmërim për rrezik zjarresh në pyje

admin