RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti turk dhe homologu iranian diskutojnë armëpushimin SHBA-Iran dhe bisedimet e ardhshme

presidenti-turk-dhe-homologu-iranian-diskutojne-armepushimin-shba-iran-dhe-bisedimet-e-ardhshme

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka zhvilluar në telefon me homologun e tij iranian, Masoud Pezeshkian, ku ka diskutuar armëpushimin e përkohshëm dyjavor midis SHBA-së dhe Iranit dhe sigurinë rajonale, transmeton Anadolu.

Sipas Drejtorisë së Komunikimeve të Turqisë, Erdogan tha se Turqia, së bashku me vendet e tjera të interesuara, ka bërë “përpjekje intensive” në procesin që çon në armëpushim.

Ai tha se bisedimet e ardhshme midis Teheranit dhe Washingtonit duhet të përdoren plotësisht për të siguruar paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm.

Erdogan theksoi rëndësinë e “mosdhënies së mundësisë atyre që duan të sabotojnë” procesin e paqes, duke shprehur gatishmërinë e Ankarasë për të ofruar “të gjithë mbështetjen e mundshme në fazën e re”.

Të martën, Irani dhe SHBA-të njoftuan një armëpushim dyjavor që synon të hapë rrugën për një marrëveshje përfundimtare për t’i dhënë fund luftës, e cila ka lënë mijëra të vdekur dhe të plagosur që nga 28 shkurti.

Raundi i parë i negociatave zyrtare pritet të zhvillohet në Islamabad të shtunën.

Related posts

Kundër emigracionit të paligjshëm, Serbia, Hungaria e Austria forcojnë kufijtë

admin

Gjermania do të forcojë kontrollet kufitare me Poloninë dhe Çekinë

Muhamet Ramadani

Pavarësisht peshës së luftës në Gaza, fëmijët i rezistojnë jetës duke i kthyer rrënojat në lojë

Muhamet Ramadani