RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti turk dhe kryeministri i ardhshëm hungarez diskutojnë marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale

presidenti-turk-dhe-kryeministri-i-ardhshem-hungarez-diskutojne-marredheniet-dypaleshe-dhe-ceshtjet-rajonale

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe kryeministri i ardhshëm i Hungarisë, Peter Magyar, kanë diskutuar të ardhmen e marrëdhënieve dypalëshe, si dhe zhvillimet rajonale dhe globale, transmeton Anadolu.

Në një telefonatë, njoftoi Drejtoria e Komunikimeve e Turqisë, dy liderët shqyrtuan marrëdhëniet dypalëshe, ndërsa Erdogan tha se lidhjet mes dy vendeve marrin forcë nga “historia dhe kultura jonë e përbashkët”, sipas një deklarate të drejtorisë.

Erdogan shprehu besimin se bashkëpunimi midis Turqisë dhe Hungarisë, si në nivel dypalësh ashtu edhe në platformat ndërkombëtare, do të vazhdojë të forcohet në ditët në vijim.

Presidenti turk gjithashtu theksoi rëndësinë e forcimit të partneritetit ekzistues strategjik.

Ai tha se dy vendet synojnë të thellojnë bashkëpunimin dhe theksoi se aleanca e tyre në NATO, ku të dyja janë anëtare, kontribuon në “paqen rajonale dhe globale”.

Gjatë telefonatës, Erdogan gjithashtu e uroi Magyar-in për suksesin e tij në zgjedhjet e së dielës.

Pasi partia Tisza e udhëhequr nga Magyar mori një epërsi të madhe në zgjedhje ndaj kryeministrit në largim, Viktor Orban, sipas zyrtarëve zgjedhor, Orban e pranoi humbjen, duke u shprehur: “Do t’i shërbejmë kombit tonë nga opozita”.

Related posts

Përfaqësuesit e Listës Serbe negociata me KFOR-in, kërkojnë largimin e Policisë së Kosovës

Muhamet Ramadani

Katër vjet luftë, Ukraina e lodhur por e vendosur

Muhamet Ramadani

Gjobitet KRU “Prishtina”, shpërndau faturat e qytetarëve pa i futur në zarfe

Muhamet Ramadani