RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti turk dhe mbreti i Malajzisë takohen në Ankara për bisedime

presidenti-turk-dhe-mbreti-i-malajzise-takohen-ne-ankara-per-bisedime

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka pritur Mbretin e Malajzisë, Al-Sultan Abdullah Ri’ayatuddin Al-Mustafa Billah Shah, me një ceremoni zyrtare në kompleksin presidencial në kryeqytetin Ankara, raporton Anadolu Agency (AA).

Dy liderët do të zhvillojnë bisedime kokë më kokë dhe më pas presidenti Erdoğan do të shtrojë një darkë zyrtare në nder të mbretit të Malajzisë.

Më herët, presidenca turke njoftoi se kjo do të jetë “vizita e parë nga Malajzia në Turqi në nivel të kreut të shtetit pas pothuajse 30 vitesh dhe do të kurorëzojnë marrëdhëniet dypalëshe”.

“Bisedimet e nivelit të lartë me Malajzinë kanë marrë vrull në kontekstin e marrëdhënieve tona, të cilat po forcohen pothuajse në çdo fushë në bazë të miqësisë, besimit të ndërsjellë dhe interesave të popujve tanë përkatës”, thuhet në njoftim.

Marrëdhëniet diplomatike midis Turqisë dhe Malajzisë u vendosën në vitin 1964.

Dy vendet nënshkruan një marrëveshje të tregtisë së lirë në vitin 2014, e cila ishte marrëveshja e parë e Turqisë me një anëtar të Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN).

Mbreti dhe mbretëresha e Malajzisë do të qëndrojnë në Turqi deri më 21 gusht. /aa

Related posts

IKD: Qeveria përmbushi 42% të agjendës së planifikuar për gjashtëmujorin e vitit 2023

Muhamet Ramadani

Të rrezikuar nga sulmet ruse me dronë, Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane

admin

Erdoğan: Netanyahu nuk do t’u shpëtojë pasojave të asaj që ka bërë

Muhamet Ramadani