RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti turk Erdoğan dhe homologu rus Putin diskutojnë projektet strategjike dhe synimet në tregti

presidenti-turk-erdogan-dhe-homologu-rus-putin-diskutojne-projektet-strategjike-dhe-synimet-ne-tregti

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan dhe homologu i tij rus Vladimir Putin u takuan sot për të diskutuar çështjet dypalëshe dhe globale në Astana, kryeqytetin e Kazakistanit, ku liderët janë mbledhur për një samit të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait, raporton Anadolu.

“Ne kemi diskutime (me Rusinë) për termocentralin bërthamor në Sinop, besoj se mund të ndërmarrim hapa seriozë për këtë çështje”, tha Erdoğan, duke iu referuar një termocentrali të planifikuar në rajonin e Detit të Zi të Turqisë, i cili do të ishte centrali i dytë bërthamor i vendit, pas centralit Akkuyu në Mersin, si dhe centrali i dytë i ndërtuar përmes një partneriteti me Moskën.

Presidenti turk shprehu besimin për arritjen e objektivit ambicioz të vëllimit tregtar prej 100 miliardë dollarësh, duke përmendur potencialin e fortë për rritje në marrëdhëniet dypalëshe.

Putin, nga ana e tij, tha se “pavarësisht të gjitha sfidave, marrëdhënia midis Rusisë dhe Turqisë po përparon hap pas hapi.

Ai theksoi përparimin në “projektet e tyre strategjike” dhe vuri në dukje shifrat rekord të turizmit, me 6,7 milionë turistë rusë që vizituan Turqinë vitin e kaluar.

Erdoğan e ftoi Putinin të vizitojë Turqinë dhe lideri rus konfirmoi synimin e tij për ta realizuar këtë udhëtim në të ardhmen e afërt.

Related posts

SHBA: Yellen, çmimi i karburantit mund të rritet gjatë dimrit

admin

Nga sot Gjermania e njeh dyshtetësinë, kosovarët mund t’i mbajnë të dyjat

RTI

Sirianët në gjendje të vështirë pas tërmeteve, netët i kalojnë në makina dhe në rrugë

admin