RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti turk Erdoğan mbërrin në SHBA për samitin e NATO-s

presidenti-turk-erdogan-mberrin-ne-shba-per-samitin-e-nato-s

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan mbërriti në SHBA sot për të marrë pjesë në samitin e liderëve të NATO-s, raporton Anadolu.

Washingtoni po pret samitin treditor ku 32 aleatë të NATO-s do të marrin vendime kyç se si të vazhdojnë të mbrojnë 1 miliard qytetarët e tyre ndërsa bota përballet me mjedisin “më të rrezikshëm” të sigurisë që nga Lufta e Ftohtë. Aleanca po ashtu po dhe shënon 75-vjetorin e themelimit.

Udhëheqësit do të shkëmbejnë mendime mbi përpjekjet e organizatës për parandalim dhe mbrojtjen përballë sfidave dhe rreziqeve për gjeografinë e aleancës, si dhe situatën në Ukrainë dhe ndihmën për atë vend.

Do të diskutohet gjithashtu për terrorizmin, një nga kërcënimet kryesore për aleancën.

Erdoğan do të marrë pjesë në festimin për 75-vjetorin e NATO-s në auditoriumin Andrew W. Mellon sot më vonë.

Të mërkurën, pas një ceremonie mirëseardhjeje nga Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg dhe presidenti amerikan Joe Biden, liderët e NATO-s do të pozojnë për një foto familjare.

– Pritshmëritë e Turqisë

Erdoğan do të marrë pjesë në një takim të Këshillit të Atlantikut të Veriut në nivel krerësh shtetesh dhe qeverish, ku Stoltenberg dhe Biden do të mbajnë fjalët hyrëse.

Përpara se të nisej për në SHBA, Erdoğan tha sot se pritshmëritë e Turqisë për samitin janë të marrë rezultate që i kushtojnë vëmendje ndjeshmërisë së aleatëve për sigurinë kombëtare dhe forcojnë frymën e unitetit dhe solidaritetit të aleancës.

“Gjatë bisedimeve tona, ne do të tërheqim vëmendjen ndaj kërcënimit në rritje të terrorit në botë, para së gjithash në rajonet e afërta. Ne do të nënvizojmë rëndësinë e shtimit të përpjekjeve të NATO-s për të bërë një luftë të vendosur dhe holistike kundër grupeve terroriste”, u tha ai gazetarëve.

Duke theksuar se Turqia është një nga pesë aleatët kryesorë të NATO-s në kontributet në misionet dhe operacionet e saj, Erdoğan tha se vendi i tij po bën më shumë sesa pjesa që i takon.

Erdoğan do të zhvillojë gjithashtu takime dypalëshe me krerët e shteteve dhe qeverive pjesëmarrëse në margjina të samitit, duke përfshirë kryeministrin holandez Mark Rutte, i cili u emërua të drejtojë NATO-n duke filluar nga 1 tetori.

Presidenti tha se do të vë theksin mbi “masakrat e vazhdueshme” kundër popullit palestinez në Rripin e Gazës.

Që kur u themelua më 4 prill 1949, në Washington, me 12 anëtarë themelues, aleanca është zgjeruar në 32 anëtarë.

Turqia, një anëtare e aleancës për më shumë se 72 vjet, u bashkua në vitin 1952.

Related posts

Mbështetësit pro Palestinës marshojnë në Massachusetts, SHBA

admin

Thatësira në Spanjë detyron flamingot të largohen

admin

Ura mbi lumin Ibër, Kurti: Nuk do t’i befasojmë aleatët, por çështja nuk do të zvarritet pafundësisht

admin