RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti turk Erdogan shënon 10 janarin, Ditën e Gazetarëve në Punë

presidenti-turk-erdogan-shenon-10-janarin,-diten-e-gazetareve-ne-pune

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka shënuar 10 janarin, Ditën e Gazetarëve në Punë, gjatë një vizite në lagjen Beyoglu të Stambollit, raporton Anadolu.

Duke folur para gazetarëve, Erdogan shkëmbeu bisede me gazetarët dhe i përgëzoi me rastin e kësaj dite.

“Në përvjetorin e Ditës së Gazetarëve në Punë, jemi të lumtur që jemi së bashku me ju këtu. Shpresoj të kemi mundësinë të shënojmë së bashku edhe shumë përvjetorë të tjerë. Ju uroj një përvjetor të bekuar”, tha Erdogan.

Gjatë vizitës, Erdogan u shoqërua nga ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale, Mahinur Ozdemir Goktas, ministri i Kulturës dhe Turizmit, Mehmet Nuri Ersoy, si dhe drejtori i Komunikimit, Burhanettin Duran.

Related posts

Haxhiu thërret seancë të jashtëzakonshme, në rend dite votimi për Qeverinë e re

Kushtrim Guraj

Netanyahu cakton datën e operacionit ushtarak në Rafah! Ushtria izraelite vazhdon misionin për shkatërrimin e Hamasit

admin

Palestina dënon vizitën e ministrit izraelit në Xhaminë Al-Aksa

admin