RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidentit të Azerbajxhanit i dorëzohet automjeti turk Togg

presidentit-te-azerbajxhanit-i-dorezohet-automjeti-turk-togg

Presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, iu dorëzua me një ceremoni makina e parë elektrike autoktone e Turqisë, Togg-T10X, raporton Anadolu.

Në ceremoninë e mbajtur në ‘Dağüstü Park‘ në kryeqytetin Baku morën pjesë ministri turk i Industrisë dhe Teknologjisë, Mustafa Varank, Kryetari i Bordit Drejtues të Togg, Rifat Hisarcıklıoğlu, zv.kryetarët e Bordit Drejtues të Togg, Tuncay Özilhan dhe Bülent Aksu, anëtari i bordit drejtues, Murat Yalçıntaş, drejtuesi i lartë i Togg, Gürcan Karakaş dhe ambasadori i Turqisë në Baku, Cahit Bağcı.

“Automjetin e dytë po jua dorëzojmë juve. Populli turk është shumë i kënaqur me dorëzimin e automjetit të dytë ndaj Azerbajxhanit. Urojmë të jetë i mbarë. Shpresojmë që ta përdorni në ditë të bukura”, tha Ministri Varank, i cili ia dorëzoi presidentit Aliyev çelësin e Togg.

Ndërsa bordi drejtues i Togg i dhuroi presidentit Aliyev, një vepër të përbërë nga kompozimi i Togg dhe automobilit ‘Devrim‘ i përgatitur posaçërisht për presidentin.

Kryetari i Bordit Drejtues të Togg, Rifat Hisarcıklıoğlu, i shpjegoi Aliyev-it historinë e shkurtër të makinës ‘Devrim‘ dhe i përcolli përshëndetjet e popullit turk.

Aliyev më pas kaloi në drejtim të automjetit dhe me makinën Togg udhëtoi për në zyrën e punës në presidencë. Bashkë me Aliyev në automjet ishin të pranishëm ministri Varank, Hisarcıklıoğlu, Özilhan dhe Karakaş.

Related posts

Kosova këtë javë dorëzon aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian

admin

Pa’lestina mirëpret mendimin e GJND-së rreth okupimit iz’raelit të tokës pa’lestineze

admin6

Të paktën 6,445 të shpëtuar nga ndërtesat e shembura pas tërmeteve në Turqi

rezart morina