RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidentja e KE-së takon tre kryeministra nga Ballkani Perëndimor

presidentja-e-ke-se-takon-tre-kryeministra-nga-ballkani-perendimor

Kryeministra e përfaqësues nga vende të ndryshme po marrin pjesë në mbledhjen e Komitetit Ekonomik dhe Social Europian në Bruksel.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka zhvilluar takim me kryeministri i Shqipërisë, ai i Maqedonisë së Veriut dhe ai i Malit të Zi, në të cilat takime fokus i diskutimeve ka qenë integrimi i rajonit të Ballkanit Perëndimor si dhe plani i rritjes ekonomike.

“Me Ursula von der Leyen, Presidenten e Komisionit Europian, për të diskutuar mbi ecurinë e punës për Planin e Ri të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, një mekanizëm i shumëpritur që rrit financimet për vendet e rajonit, si edhe hap rrugën e integrimit tonë në Tregun e Brendshëm të BE-së”, ka shkruar Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fotografitë e publikuara nga takimi me presidenten e KE-së, Ursula von der Leyen.

“Takimi i mirë me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi.

Maqedonia e Veriut ka një ambicie të fortë evropiane. Ne do të vazhdojmë të mbështesim përpjekjet e saj për të avancuar në rrugën e saj drejt BE-së”, shkruan në rrjetin X, Presidentja e KE-së, pas takimit që ka zhvilluar me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.

Presidentja e KE-së ka lavdëruar edhe rrugëtimin që po bën Mali i Zi.

Tani, 100 ditë më vonë, është mirë të shohësh Malin e Zi të fokusuar plotësisht në objektivin e tij të anëtarësimit dhe duke bërë përparim të mirë”, shkruan Von der Leyen në postimin e publikuar në X pas takimit me Kryeminsitrin e Malit të Zi, Millojko Spajić.

Shqipëria dhe Mali i Zi po marrin pjesë për herë të parë në mbledhjen e Komitetit Ekonomik dhe Social Evropian, institucion që synon të përfshijë në të shtetet që janë në proces zgjerimi.

Related posts

Bullgaria do t’i shesë reaktorët bërthamorë rusë

admin

Bruksel, punonjësit e institucioneve evropiane protestuan kundër politikës së BE-së për Ga’zën

RTI

Reznikov: Presim që Gjermania të na dërgojë raketa ”Tarus”

admin