RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidentja e Komisionit Evropian mbështet thirrjet e vendeve ndërmjetëse për ar’mëpushim në Ga’za

presidentja-e-komisionit-evropian-mbeshtet-thirrjet-e-vendeve-ndermjetese-per-ar’mepushim-ne-ga’za

Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, shprehu mbështetjen e saj për thirrjen e vendeve ndërmjetëse, SHBA-së, Egjiptit dhe Katarit, për të filluar negociata për shkëmbimin e pengjeve midis Izraelit dhe Hamasit dhe një armëpushim në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Von der Leyen bëri një postim nga llogaria e saj X lidhur me thirrjen e SHBA-së, Egjiptit dhe Katarit, për sigurimin e armëpushimit në Rripin e Gazës dhe për shkëmbimin e pengjeve.

“Kjo është rruga e vetme për të shpëtuar jetë, për të rindërtuar shpresën e paqes dhe për të siguruar rikthimin e pengjeve” deklaroi Von der Leyen, e cila bëri të ditur se në Gaza ka nevojë të shpallet menjëherë armëpushim.

“Për këtë arsye, unë mbështes fuqimisht përpjekjet e ndërmarra nga SHBA, Egjipti dhe Katari për të ndihmuar në arritjen e paqes dhe stabilitetit që i nevojitet rajonit”, shtoi ajo.

SHBA-ja, Egjipti dhe Katari, dje, përmes një deklarate të përbashkët i bënë thirrje Izraelit dhe Hamasit për rifillimin e negociatave në Kajro ose Doha më 15 gusht për sigurimin e një armëpushimi në Gaza dhe për shkëmbimin e pengjeve.

Related posts

McCarthy zgjidhet kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve pas 15 rundesh votimi

admin

Protestë dhe pulla me thirrje “Armëpushim në Gaza” në ceremoninë për Oscar

Muhamet Ramadani

Kandidati i djathtë Kast fiton zgjedhjet presidenciale në Kili

RTI