RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti udhëtojnë për në SHBA

presidentja-osmani-dhe-kryeministri-kurti-udhetojne-per-ne-shba

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani si dhe kryeministri Albin Kurti, kanë udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Osmani dhe Kurti së bashku janë nisur drejt Amerikës, saktësisht në Washington D.C. për të marrë pjesë në ceremoninë e organizuar në Kongresin amerikan për nënshkrimin e marrëveshjes me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), për Programin Kompakt të Kosovës, transmeton lajmi.net.

“Gjatë qëndrimit në Uashington, Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti do të zhvillojnë edhe takime të tjera bilaterale”,thuhet në njoftimin për media.

Related posts

Refuzimi i Serbisë për ta njohur Kosovën, sfidë e madhe në demokratizim

RTI

Ndahen 15 milionë euro për Rezervën Shtetërore, origjina e produkteve kryesisht nga Kosova

admin

Nuk ndalën sulmet në Gazën qendrore dhe jugore

rezart morina