RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Presidentja Osmani takon presidentin amerikan, Joe Biden

presidentja-osmani-takon-presidentin-amerikan,-joe-biden

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është duke qëndruar në Londër, ku po merr pjesë në funeralin shtetëror me rastin e vdekjes së mbretëreshës Elizabeth II.

“Sot në Funeralin Shtetëror të Madhërisë së Saj, kujtojmë dhe nderojmë ndikimin që pati jeta e Mbretëreshës Elizabeth II, jo vetëm në Mbretërinë e Bashkuar, por në mbarë botën”, deklaroi osmani, e cila u nënshkrua edhe në librin e zisë.

E përgjatë kësaj ceremonie, presidentja Osmani ka takuar edhe presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.

“Nder i veçantë të bisedoja me Presidentin Biden sot gjatë Funeralit Shtetëror të Mbretëreshës Elizabeth II. Presidenti Biden shprehu mbështetjen e tij të palëkundur për vendin tonë dhe në emër të popullit të Kosovës i shpreha mirënjohjen dhe përkushtimin tonë për partneritetin e palëkundur në mes të Kosovës dhe SHBA-ve. 🇽🇰🇺🇸”,shkroi Osmani.

Related posts

Mbërritën në Angli me gomone, kryeministri britanik njofton dërgimin e emigrantëve në Ruandë: Fluturimet do të nisin brenda 12 javësh

admin

Kosova shkon në Play off, Albin Kurti: Sonte bëmë histori, ëndrrën vazhdojmë ta ndjekim

admin

Ministrja e Jashtme gjermane: Nuk do të lejojmë që Rusia të çojë botën drejt urisë

admin